Trajneret Tane

Njihu Me  

Trajnerët e KF Jeta

Luis Artoni

Luis Artoni (Argjentinë, 21-05-1980) është drejtor teknik i futbollit profesional, i diplomuar në ATFA/FIFA (Argjentinë) në vitin 2016, me përvojë ndërkombëtare nga katër kontinente. Përvoja e tij pune përfshin 3 vjet në Mendoza, Argjentinë (themelues i shkollës së futbollit), Ginea-Bisau, Afrikë (trajner i një skuadre amatorësh), katër vite në Stamboll, Turqi (disa skuadra futbolli dhe skuadra futbolli për të verbërit) dhe në Shqipëri (shkollë futbolli dhe kombëtarja e futbollit për të amputuar). Ai është i trajnuar në punën e skuadrave multikulturore, i kualifikuar për të trajnuar fëmijë, adoleshentë, të rinj dhe të rritur në nivel profesional. Ai gjithashtu ka përvojë në sportet e përshtatura, çka i jep fleksibilitet dhe kreativitet në mësim.

Luis mendon se futbolli duhet të mësohet në një mënyrë të këndshme (pasi është një lojë) dhe me respekt reciprok (nga trajneri te sportistët dhe anasjelltas) duke drejtuar trajnimin në tre fusha kryesore pune: Teknik, fizik dhe mental.

Lulzim Mustafaj

Përshëndetje, unë jam Lulzim Mustafaj. Jam 23 vjeç dhe jam trajner ndihmës i Luis Artonit. Si shumë fëmijë në Shqipëri, jam rritur duke luajtur futboll me miqtë dhe në shkollë, por ka disa vite që kam qenë duke ndihmuar si trajner me Luisin, duke trajnuar grupmoshat e ndryshme, dhe kjo më ka bërë të përjetoj futbollin sa më shumë të jetë e mundur, për të mësuar fëmijët në një mënyrë më profesionale dhe të duhur. Një mënyrë që unë vetë si fëmijë nuk kisha mundësinë për të pasur, por tani kam mundësinë për të mësuar fëmijë të moshave të ndryshme.

Përkushtuar Ekselencës 

Duke formuar talentët e rinj/reja të KF Jetës